Telegrafi

Dështimi i Real Madridit që u ble 115 milionë euro mund të përfundojë në Turqi – Galatasaray interesim për Hazardin

Eden Hazardi kishte arritur në Real Madrid tre vite më parë pas një transferim prej 115 milionë eurosh.

Lëndimet dhe mbipesha e mbajtën larg formës së duhur dhe ekipit të parë dhe tani mund të largohet nga klubi që e solli nga Chelsea si një transferim të shtrenjtë.

Galatasaray është i interesuar sipas mediave turke dhe spanjolle.

Hazard ka luajtur 32 minuta këtë sezon,  ku erdhi nga stoli në fitoren e Real Madridit kundër Almerias.

Sezonin e kaluar ai u shfaq në 18 ndeshje në kampionat, por me një mesatare prej më pak se 40 minuta për ndeshje. Ai regjistroi vetëm një asistim.

Reprezentuesi belg ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit të ardhshëm. /Telegrafi/