Telegrafi

Derisa ekipi i BBC-së po raportonte para vullnetarëve që ndihmonin civilët ukrainas, raketa ruse shpërthen jo larg tyre

Ky është momenti kur ekipi i gazetarëve të BBC-së detyrohen të largohen, pasi rusët fillojnë të granatojnë vendin ku ata po qëndronin, dhe po raportonin para vullnetarëve që po ndihmonin civilët në Ukrainë.

Pamjet rrëqethëse shfaqin gazetaren Victoria Zhuhan duke qëndruar e gjunjëzuar pranë një muri, me një burrë që tenton ta mbrojë nga shpërthimi i raketave që binin në afërsi të fshatit Mylove në jug të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Qytetarët e frikësuar dhe ekipet e vullnetarëve fillojnë të vrapojnë sapo dërgojnë shpërthimin e raketës së parë që bie jo larg tyre.

Britmat i shoqërojnë si pasojë e raketës së dytë që shpërthen dhe që bie edhe më afër ekipit të BBC, në krye me Zhuhan dhe producenten e Claire dhe kameramanin Kevin McGregor.

Ata fillojnë të vrapojnë dhe një burrë dëgjohet duke bërtitur “shkoni andej”, duke lëvizur në drejtim të një veturë të zezë. Dy prej tyre arrijnë të futen brenda, derisa burri vazhdon të bërtasë “vazhdoni andej, më dëgjoni”.

E burri që dëgjohet me pas që me gjasë ishte McGregor dhe filmoi sulmin përgjigje: “do të futem në këtë këtu”. Për fat të mirë ata arrijnë të largohen pa pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/