La Gazzetta dello Sport ka shkruar se Zlatan Ibrahimovici e ka shkatërruar lojën e Milanit, derisa futbollistët e Interit, Nicolo Barella dhe Christian Eriksen, janë vlerësuar si yjet e derbit të Milanos.
Veterani i Rossonerëve u përfshi në një zënkë serioze me Romelu Lukakun në pjesën e parë, kur edhe u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë.
39-vjeçari mori një tjetër karton të verdhë pas një ndërhyrjeje nga në pjesën e dytë dhe u përjashtua me karton të kuq në minutën e 58-të.
Zlatan and Lukaku are going at it 😳 pic.twitter.com/yMLFI72tiz
— ESPN FC (@ESPNFC) January 26, 2021
Ai e kishte shënuar golin e epërsisë për Milanin, mirëpo pasi u përjashtua, Interi përmbysi gjithçka dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Kështu ia shkatërron një ndeshje Milanit. Ibra duhet të hidhërohet me vetveten”, ka shkruar La Gazzetta dello Sport.
Zlatan mori vlerësime të ulëta edhe nga dy gazetat tjera italiane, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, derisa edhe këto gazeta e kanë vlerësuar Christian Eriksenin që u inkuadrua në minutën e 88-të dhe ia fitoi lojën Interit me goditjen nga gjuajtja e lirë. Po ashtu, vlerësim të lartë ka marrë edhe Barella.
“Ai (Barrela) nuk u ndal së vrapuari dhe ishte vendimtar kur e fitoi penalltinë në pjesën e parë”, shkruan Corriere dello Sport për mesfushorin italian, derisa La Gazzetta shkruan se “Eriksen shkëlqeu në “në ndeshjen më të mrekullueshme ndonjëherë”.
“Kur afrohej minuta e 100-të e lojës (pasi pati 10 minuta shtesë), ai shënoi nga gjuajtja e lirë e përsosur. Nuk do të bëhet startues i rregullt që nesër, por ky mund të jetë një moment kthimi për të”, shkruan gazeta.
Inter-Milan, vlerësimet e gazetave italiane
Gazzetta dello Sport
Inter: Handanovic 6; Skriniar 6, De Vrij 6, Kolarov 6 (Young 92 N/A); Darmian 5 (Hakimi 46 6.5), Barella 7.5, Brozovic 6.5 (Eriksen 88 7.5), Vidal 6.5, Perisic 6; Lukaku 6.5, Alexis Sanchez 6.5. Trajner: Conte 7.
Milan: Tatarusanu 8; Dalot 6, Kjaer 5.5 (Tomori 19 6), Romagnoli 6, Theo Hernandez 6; Kessie 6.5, Meite 4.5; Saelemaekers 5 (Castillejo 85 N/A), Brahim Diaz 5.5 (Rebic 60), Leao 5 (Krunic 85 N/A); Ibrahimovic 4.5. Trajner: Pioli 6.
Corriere dello Sport
Inter: Handanovic 6; Skriniar 6, De Vrij 6, Kolarov 6 (Young 92 N/A); Darmian 6 (Hakimi 46 6.5), Barella 7, Brozovic 6 (Eriksen 88 7), Vidal 6, Perisic 6; Lukaku 6.5, Alexis Sanchez 6.5. Trajner Conte: 7.5.
Milan: Tatarusanu 7.5; Dalot 5.5, Kjaer 6 (Tomori 19 6.5), Romagnoli 6, Theo Hernandez 6; Kessie 6, Meite 6; Saelemaekers 5 (Castillejo 85 N/A), Brahim Diaz 5 (Rebic 60 5), Leao 5.5 (Krunic 85 N/A); Ibrahimovic 5. Trajner: Pioli 5.5.
Tuttosport
Inter: Handanovic 6; Skriniar 6, De Vrij 6, Kolarov 5 (Young 92 N/A); Darmian 5.5 (Hakimi 46 6.5), Barella 7, Brozovic 6 (Eriksen 88 7), Vidal 6, Perisic 6.5; Lukaku 6.5, Alexis Sanchez 6.5. Trajner Conte: 6.5.
Milan: Tatarusanu 7.5; Dalot 5, Kjaer N/A (Tomori 19 6.5), Romagnoli 5.5, Theo Hernandez 5.5; Kessie 5.5, Meite 5; Saelemaekers 5 (Castillejo 85 N/A), Brahim Diaz 6 (Rebic 60 5.5), Leao 6 (Krunic 85 N/A); Ibrahimovic 4.5. Trajner: Pioli 6.
/Telegrafi/