Site icon Telegrafi

Dembele shkruan emrin e tij tek të mëdhenjtë – Këto janë 10 transferimet më shtrenjta në histori, Neymar mbetet i pari (Foto)

Çmimet e lojtarëve janë tashmë në klubin e tyre. Ousmane Dembele është transferimi i fundit që është blerë mbi 100 milionë euro.

Një talent me të ardhme të madhe, por çmimi i paguar për të prej 105 milionë euro dhe me bonuse vlera e tij mund të shkojë në 147, konsiderohet shumë i madh nga njohësit e futbollit.

Barcelona kërkonte përforcime pas largimit nga klubit të Neymar që iku te PSG për 220 milionë euro.

Dembele pas Neymar është blerja e dytë më e shtrenjtë në histori.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dembele te Barcelona

Pas tyre renditet Paul Pogba, ndërsa vendin e katërt e mban Garthe Bale, apo lojtari i par që u shit mbi 100 milionë euro.

Pozitën e pestë e mban Ronaldo, ndërsa të gjashtë Higuain, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Formacioni i Barcelonës pas ardhjes së Dembeles (Foto)

Neymar është i vetmi që gjendet dy herë në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori, pasi kur kishte kaluar nga Santos te Barcelona kishte kushtuar 88 milionë euro.

Top 10-shin e mbyllin Romelu Lukaku, Luis Suarez dhe James Rodriguez. /Telegrafi/

10- James Rodriguez (Monaco – Real Madrid) 80 milionë euro

9- Luis Suarez (Liverpool – Barcelona)  81 milionë euro

8 – Romelu Lukaku (Everton – Manchester United) 85 milionë euro

7 – Neymar (Santos – Barcelona)  88,2 milionë euro

6 – Gonzalo Higuain (Napoli – Juventus)  90 milionë euro

5 – Cristiano Ronaldo (Manchester United – Real Madrid)  94 milionë euro

4 – Gareth Bale (Tottenham – Real Madrid)  101 milionë euro

3 – Paul Pogba  (Juventus – Manchester United)  105 milionë euro

2 – Ousmane Dembele  (Borussia Dortmund – Barcelona)  105 milionë euro

1 – Neymar  (Barcelona –PSG) 222 milionë euro

Exit mobile version