Telegrafi

Dembele nuk po e vazhdon kontratën me Barcelonën, katër skuadra pas tij

Ousmane Dembele është i lënduar dhe nuk është duke luajtur këtë edicion për Barcelonën.

Sulmuesi francez është futur edhe në vitin e fundit të kontratës, pasi ajo i skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Përkundër përpjekjeve të mëdha nga ana e klubit, Dembele ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me gjigantin katalunas.

Mediat në Spanjë dhe në Angli kanë raportuar se katër skuadra të mëdha tanimë janë futur në garë për francezin dhe po monitorojnë situatën e tij.

Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham Hotspur mbesin skuadrat e interesuara për anësorin francez.

Megjithatë Barcelona është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Dembelen të cilin e sheh si pjesë të rëndësishme për të ardhmen e klubit.

Drejtuesit e gjigantit katalunas janë duke menduar ta shesin Dembelen në janar, nëse francezi nuk pranon vazhdimin e kontratës në mënyrë që të fitojnë nga shitja e tij. /Telegrafi/