Ousmane Dembele është i lënduar dhe nuk është duke luajtur këtë edicion për Barcelonën.
Sulmuesi francez është futur edhe në vitin e fundit të kontratës, pasi ajo i skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Përkundër përpjekjeve të mëdha nga ana e klubit, Dembele ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me gjigantin katalunas.
Mediat në Spanjë dhe në Angli kanë raportuar se katër skuadra të mëdha tanimë janë futur në garë për francezin dhe po monitorojnë situatën e tij.
Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham Hotspur mbesin skuadrat e interesuara për anësorin francez.
Megjithatë Barcelona është e vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Dembelen të cilin e sheh si pjesë të rëndësishme për të ardhmen e klubit.
Drejtuesit e gjigantit katalunas janë duke menduar ta shesin Dembelen në janar, nëse francezi nuk pranon vazhdimin e kontratës në mënyrë që të fitojnë nga shitja e tij. /Telegrafi/