Telegrafi

Deliu-Kodra pas marrëveshjes për targat: Humbje kohe, shtyrje të vizave, prishje me miqtë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas në Bruksel është arritur marrëveshja për targa mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo madje ka ironizuar me kryenegociatorin e Kosovës duke i thënë se pas të Mërkurës vjen marrëveshje finale.

“Pas të mërkurës vjen marrëveshja, a po Besnik Bislimi?

Humbje kohe, prishje e raporteve me miqtë tanë, shtyrje e liberalizimit të vizave, tërheqje pa datë për marrëveshje finale – vetëm për t’u kthyer tek targat”.

“Keq – shumë keq!”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

Ndryshe, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të mërkurën se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje lidhur me targat në bisedimet ndërmjet kryenegociatorëve të të dy vendeve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, me lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell./Telegrafi/