Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “pavarësisht se çfarë ndodh diku tjetër”.
Kështu, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Grant Shapps.
Ai ka theksuar se besonte se SHBA dhe Polonia do të ruanin mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën, pavarësisht presioneve të brendshme.
Sipas tij, njerëzit nuk duhet të “lexojnë shumë” makinacionet e procesit të buxhetit të SHBA-së ose të supozojnë një “skenar të rastit më të keq” në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
I pyetur nëse skenari më i keq ishte zgjedhja e Donald Trump, Z. Shapps tha: “Jo, nuk mendoj se skenari më i keq është Trump, sepse ajo që do të ndodhë më pas do të jetë pyetja e vërtetë”.
“Britania, pavarësisht se çfarë ndodh diku tjetër, do të marrë një rol udhëheqës”, citohet të ketë thënë më tej ai. /Telegrafi/