Edhe pse e udhëhoqi Portugalinë drejt suksesit në Ligën e Kombeve të dielën mbrëma, Cristiano Ronaldo nuk ka qëndruar duarkryq edhe sa u përket transferimeve të reja të Juventusit.
Portugezët i mposhtën Tulipanët 1-0 në stadiumin Do Dragao, për ta fituar garën më të re të UEFA-s për kombëtare, gjersa e shtuan në koleksionin e tyre edhe një trofe.
Sidoqoftë, Ronaldo në mbrëmjen e kaluar ishte i fokusuar që Juventusit t’i afronte një lojtar, siç është mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt.
“A je duke ardhur në Torino?”, ka treguar De Ligt i buzëqeshur për Mundo Deportivo se çfarë i tha Ronaldo atij pas ndeshjes.
“Në fillim nuk e kuptova. Më befasoi paksa, më la paksa të habitur. Por, unë nuk u përgjigja asgjë. Nuk jam i shqetësuar tani për atë gjë. Afati i transferimeve ende nuk është hapur. Do të shkoj në pushime, pastaj do të shikojmë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej mbrojtësi holandez.
Për transferimin e Matthijs de Ligt në garë janë skuadrat, si Barcelona, Manchester United, Liverpool, Paris Saint-Germain e Manchester City. /Telegrafi/
https://twitter.com/SjorsvVeen/status/1137846989310320645