Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka folur për interesimin e skuadrave të mëdha për shërbimet e tij, teksa nuk ia ka mbyllur derën asnjërës.
Aftësitë e tij mbrojtëse dhe loja e sigurt me topin e kanë bërë 19-vjeçarin një nga të rinjtë më të vlefshëm në botë, duke tërhequr interes nga Barcelona dhe Manchester Unitedi.
Por, sensacioni holandez ka pranuar se ende nuk e di se çfarë mban e ardhmja e tij kur po flitet për një luftë ofertash midis dy klubeve të mëdha evropiane.
“Ku e shoh veten? Pa dyshim, Liga Premier është një kampionat i madh, gjithashtu edhe Spanja, por kemi edhe kampionate të tjera, nuk janë vetëm ato dy”, ka thënë fillimisht De Ligt në konferencën për shtyp të së dielës.
“Unë ende nuk di asgjë se ku është e ardhmja ime, kështu që do të shoh se si do të shkojnë gjërat”.
“Së pari ne duhet të luajmë dy ndeshje dhe pas kësaj unë do të shoh se çfarë do të ndodhë më pas”.
“Natyrisht që ka interesim nga disa klube, por nuk dua të them emrat e ekipeve të interesuara, por ajo që do të them është se tani jam i përqendruar në ekipin kombëtar dhe pas ekipit kombëtar do të shoh se çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/