Qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është bërë shënjestra kryesore për fazën defensive të Chelseat për afatin e ardhshëm kalimtar – bën të ditur Il Corriere dello Sport.
Në anën tjetër, Juventusi është duke e monitoruar dyshen e Bluve, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen, të cilët planifikon t’i angazhojë si futbollistë të lirë.
Të dy mbrojtësve të klubit anglez u përfundojnë kontratat në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet e deritanishme kanë qenë pa sukses. Prandaj, ata janë duke u monitoruar nga Zonja e Vjetër, njësoj sikurse edhe Niklas Sule dhe Alessio Romagnoli.
Në anën tjetër, kontrata e De Ligt në Allianz Stadium skadon në qershor të vitit 2024 dhe shefat e Bianconerëve duhet të vendosin nëse do t’i ofrojnë kontratë të re ose do të përgatiten për shitje.
Meqenëse nuk mund t’i ofrojnë pagë më të lartë, gjasat e shitjes së holandezit në verë janë të mëdha, kur edhe mund të aktivizohet klauzola prej 125 milionë eurosh nga klubet e interesuara. Krahas Chelseat, edhe Barcelona i kërkon shërbimet e 22-vjeçarit. /Telegrafi/
#Juve, ora #DeLigt non è più intoccabile ⬇️ https://t.co/1XjBIn1CIe
— Corriere dello Sport (@CorSport) February 2, 2022