Frenkie De Jong është njëri nga futbollistët e rinj më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori holandez i Ajaxit ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Eredivisie dhe në garat evropiane.
Falë paraqitjeve spektakolare, De Jong po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane si Barcelona, Inter, Milan, Juventus, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Bayern Munich e Real Madrid.
Por duket se përparësi për transferimin e tij ka gjiganti katalunas, Barcelona.
Ka qenë vetë lojtari që ka folur për Barcelonën, dy ish mesfushorët e katalunasve Xavin dhe Iniestën si dhe Lionel Messin.
“Unë frymëzohem nga Xavi dhe Iniesta. Jam rritur duke parë ndeshjet e tyre dhe videot në YouTube”.
Talenti holandez thotë se do të donte të luante përkrah gjeniut të Barcelonës, Lionel Messit.
“Aktualisht jam i përqendruar vetëm te Ajaxi dhe mendoj vetëm për këtë klub”.
“Së paku deri në fund të këtij edicioni do të jem këtu, ndoshta edhe dy vite tjera pasi të ardhmes nuk i dihet”.
“Do të doja shumë të luaja me Messin, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nganjëherë mendoj që gjërat që ai i bënë janë të pamundura”, tha De Jong.
Krejt në fund holandezi ka përjashtuar mundësinë të luaj për Milanin, pasi sipas tij Kuqezinjtë nuk po luajnë futboll të mirë. /Telegrafi/