Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois dhe ai i Manchester United’it, David de Gea, të dy dëshirojnë kalimin te Real Madridi.
Sipas The Sun, ish portieri i Atleticos kërkon kthimin në Spanjë.
Po ashtu edhe De Gea ishte pran kalimit te ky klub në verën e vitit 2015, para se të nënshkruante kontratë të re me klubin e tij aktual.
Por aktualisht Zinedine Zidane është i detyruar që t’i besojë portierit aktual Keylor Navas.
Në anën tjetër presidenti i Real Madridit, ka thënë se klubit i tre nuk është në bisedime me asnjë lojtarë.
“Ne nuk flasim me lojtarë deri në hapjen e afatit kalimtar. Jemi shumë të kënaqur me Keylor Navasin”, ka thënë Perez. /Telegrafi/