Kevin De Bruyne dha një përgjigje të matur kur u pyet nëse do të preferonte të luante me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin.
De Bruyne është një nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe mesfushori i Manchester Cityt dha një shpjegim të thjeshtë se përse do të përfitonte më shumë nga lidhja me Ronaldon, duke u ndjerë sikur Messi do të vepronte në një hapësirë të ngjashme me të si një “organizator”.
Reprezentuesi belg është përballur me lojtarët në nivel klubesh dhe në skenën ndërkombëtare dhe tha se do të preferonte të luante me ish-superyllin e Real Madridit, sepse ai është më shumë një ‘sulmues tipik’.
“Unë ndoshta do të thosha Ronaldo sepse ai është më shumë një sulmues tipik”, ka thënë fillimisht De Bruyne.
“Messi është akoma më shumë një ‘playmaker’. Unë jam një playmaker (organizator), ju duhet të më jepni një sulmues”, përfundoi belgu.
De Bruyne lulëzon duke pasur asistimet pikë qendrore dhe shkaktoi kaos duke luajtur së bashku me Erling Haaland, i cili shënoi 52 gola të pabesueshëm në sezonin e tij debutues në Manchester City.
Në anën tjetër, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin për më shumë se 15 vjet, ku të dy kanë shënuar një numër të pabesueshëm të golave dhe kanë mbledhur 79 trofe dhe 12 Topa të Artë së bashku. /Telegrafi/