Site icon Telegrafi

De Bruyne në bisedime me një klub të ri, befason me ‘zgjedhjen’

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka hyrë në diskutime me skuadrën e Major League Soccer (MLS), San Diego FC, për një transferim të mundshëm në verë.

Kontrata e De Bruyne me kampionët e Ligës Premier skadon në fund të sezonit, duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen e tij.

Sipas burimeve të mediave britanike, De Bruyne preferon një lëvizje në Shtetet e Bashkuara në vend të ofertave fitimprurëse të Arabisë Saudite.

San Diego FC ka zhvilluar bisedimet fillestare me përfaqësuesit e De Bruyne, me interes nga të dyja palët.

 

Raportet për një ofertë prej 20 milionë dollarësh në vit konsiderohen të pasakta.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar personalisht Al-Nassrit që të ndjekë De Bruynen, por lojtari belg minimizoi mundësitë e transferimit gjatë një bisedë në dhjetor me drejtorin sportiv të Superligës së Arabisë Saudite, Michael Emenalo.

Lëvizja e radhës e De Bruyne mbetet e pasigurt pasi Manchester City pret vendimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version