Site icon Telegrafi

DC Unitedi i Rooneyt interesohet për Elbasan Rashanin, klubi i tij kërkon shumë

Klubi amerikan nga Mayor League Soccer (MLS), DC Unitedi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësor të Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani.

Sipas mediumit norvegjez Telemarksavisa, DC United është i interesuar në Elbasan “Elba” Rashani.

Reprezentuesi 26 vjeçar i Kosovës luan për Odd BK në Norvegji dhe ka regjistruar dy gola dhe katër asistime në 15 ndeshje (të gjitha si titullar) duke ndihmuar klubin e tij të renditet aktualisht në vendin e tretë në ligë.

Lexo po ashtu Fulhami ofertë për Elbasan Rashanin

Sidoqoftë, klubi amerikan mund të has në vështirësi në transferimin e tij, pasi mediat angleze raportuan javën e kaluar se Fulhami ishin të interesuar dhe ishin gati të ofrojnë 500 mijë euro.

Vitin e kaluar, Rashani e kaloi pjesën më të madhe të kohës në krahun e majtë të sulmit, duke luajtur në 27 ndeshje, ku shënoi 7 gola dhe 6 asistime.

Në përgjithësi, ylli i Kosovës ka luajtur 138 ndeshje për Odd, duke shënuar 24 gola dhe 22 asistime, ndërsa në të kaluar luajti edhe me klubin danez Brondby dhe Rosenborg në Norvegji.

Festa pas golit të Rashanit ndaj Bullgarisë

Rashani është paraqitur edhe me Përfaqësuesen e Kosovës duke shënuar dy gola në katër paraqitje, së fundmi një kundër Bullgarisë në kualifikime për Euro 2020.

Odd Ballklub thuhet se kërkon diçka më shumë se një milion euro për shërbimet e Rashanit. /Telegrafi/

Exit mobile version