David Silva ka marrë vendimin përfundimtar që të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Pas 10 viteve qëndrim në Etihad Stadium, Silva do të largohet si futbollistë i lirë nga kampioni në fuqi i Anglisë.
Mesfushori spanjoll ka qenë njëri nga më meritorët që City ka fituar trofe të shumtë në vitet e fundit me 424 ndeshje të zhvilluara deri më tani ku ka shënuar 74 gola e ka bërë 137 asistime.
Edhe përkundër se spanjolli tani konsiderohet një futbollist veteran me 34 vite mbi supe, ai ka oferta të shumta.
Valencia dhe Atletico Madrid e duan rikthimin e tij në vendlindje, ndërsa Milani po tenton ta josh me Serie A.
Por më i mundshëm duket transferimi i tij në kampionatin amerikan MLS, ku ka tri oferta të rëndësishme.
Inter Miami, New York City dhe Los Angeles Galaxy janë tri skuadrat amerikane që janë gati t’i bëjnë ofertat më të mira financiare për spanjollin.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Silva ka vendosur që të largohet nga Evropa, por që ende nuk e ka të qartë skuadrën e tij të radhës, pasi pritet të luaj nga edicioni i ri në MLS. /Telegrafi/