Telegrafi

Darwin Nunez ekzekutoi një nga penalltitë më të këqija ndonjëherë, madje edhe Jurgen Klopp qeshte

Darwin Nunez realizoi një nga penalltitë më të këqija ndonjëherë, pasi Liverpooli humbi në penallti kundër Milanit në Superkupën e Dubait të premten.

Përpara gjuajtjeve të penalltive, të kuqtë e Jurgen Klopp ishin shumë të mirë pasi shënuan një fitore 4-1 kundër skuadrës së Serie A.

Mohamed Salah hapi rezultatin për Liverpoolin përpara se anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers, t’i barazonte gjërat pak para përfundimit të pjesës së parë.

Goditja e mahnitshme e Thiago Alcantaras i riktheu The Reds në avantazh në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, Klopp inkuadroi Nunezin, pasi sulmuesi u kthye nga ndeshjet e Botërorit që pa skuadrën e tij të Uruguait të eliminohej qysh në fazën e grupeve.

Nunez ishte i mprehtë pasi gjeti rrjetën jo një herë, por dy herë për të vulosur fitoren 4-1.

Siç është rregulli i Superkupës së Dubait, pas fishkëllimës së fundit u zhvilluan gjuajtjet e penalltive, pavarësisht rezultatit.

Pasi Kostas Tsimikas dhe Naby Keita humbën shanset e tyre, Nunez u ngarkua të mbante skuadrën e tij në lojë, teksa doli për të ekzekutuar penalltinë e pestë të Liverpoolit.

Uruguaiani vazhdoi ngadalë dhe e goditi topin drejt portës, për habinë e të gjithëve, portieri i Milanit, Antonio Mirante nuk arriti ta mbajë jashtë, ndërsa topi u fut nën duart e gardianit.

Nunez buzëqeshi dhe ngushëlloi portierin, pasi ai e dinte se kishte bërë një ekzekutim tejet të dobët.

Edhe trajneri i Liverpoolit, Klopp, nuk mund ta fshihte buzëqeshjen e tij teksa shikonte nga fusha. Milani përfundimisht fitoi penalltitë me rezultatin 4-3. /Telegrafi/