Dy futbollistët e Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, në sezonin e ardhshëm do të luajnë në të njëjtën skuadër.
Kjo për faktin se Berisha javë më parë iu bashkua skuadrës së Stade de Reims. 27-vjeçari tashmë i ka nisur stërvitjet te skuadra e tij e re, ku e ka mirëpritur bashkëlojtari te Përfaqësuesja jonë.
Arbëri e ka publikuar një fotografi të përbashkët të dyshes duke ngrënë darkë dhe i ka uruar mirëseardhje Valonit te ekipi i tij.
“Mirë se vjen te Reims, vëlla”, ka shkruar 25-vjeçari në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Derisa Berisha u transferua këtë verë nga Lazio, Zeneli është pjesë e Reims nga viti 2019, ku kishte shkuar nga Heerenveen. /Telegrafi/