Telegrafi

Danilo: Ronaldo më tha se nëse do të ishte brazilian, do t’i fitonte pesë Kupa të Botës

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo ka treguar se bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo, i ka thënë atij se Brazili do të kishte fituar pesë Kupa të Botës nëse ai do të kishte qenë pjesë e Seleçaos.

Danilo bëri të ditur këtë gjë gjatë një interviste për mediumin DAZN Brazil, pasi u ribashkua me CR7 këtë sezon te Zonja e Vjetër.

Ai tregoi se ndihet mirë që u bashku me të tek klubi italian, ndërsa foli edhe për apetitet e tij për trofe.

Lexo po ashtu Mund t'ju ketë ikur - Ronaldo shkëlqeu mbrëmë me het-trik, por goli i dytë ishte mahnitës

“E njoha atë nga koha jonë në Real Madrid dhe ishte mirë të bashkohesha me të te Juve”, ka thënë fillimisht Danilo.

Ronaldo dhe Danilo duke festuar një gol sa ishin pjesë e Realit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Së bashku me cilësinë e tij të shkëlqyeshme, Ronaldo e ka këtë vëmendje për detaje që vërtet shpjegojnë rezultatet që ai ka arritur”.

“Ai madje më tha që, nëse ai të kishte luajtur për Brazilin, ne do të kishim fituar tashmë pesë Kupa të Botës”, përfundoi braziliani.

Lexo po ashtu Mario Rui: Uria për sukses të vazhdueshëm e bën Ronaldon më të mirin në botë

Brazili ka fituar më shumë edicione të Kupës së Botës se çdo komb tjetër – i ndjekur nga Italia dhe Gjermania në nga katër.

Cristiano Ronaldo ndihmoi Portugalinë të fitojë Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe ka shënuar tashmë 98 gola për vendin e tij. /Telegrafi/