Antonio Rudiger i ka bërë me dije Chelseat se do të largohet në fund të këtij sezoni, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor.
Mbrojtësi gjerman nuk do të vazhdojë qëndrimin në “Stamford Bridge” dhe këtë e bëri të ditur edhe Thomas Tuchel në një konferencë për media.
Sipas asaj që raporton tani Marca, Rudiger do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Los Blancos në ditët e ardhshme.
Paga e mbrojtësit do të jetë afro dhjetë milionë euro në sezon, e cila mund të rritet edhe në bazë të performancës së tij dhe trofeve që fitojnë së bashku.
Rudiger u bë e ditur se ka marrëveshje totale me Real Madridi, por prezantimi i tij në “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë vetëm pas 30 qershorit.
Gjermani ishte në bisedime me Chelsean për një kohë, mirëpo sanksionimet ndaj klubit shkaku i lidhjeve të afërta të Roman Abramovicht me Vladimir Putinin, ndërruan qëndrimin e tij. /Telegrafi/