Telegrafi

Cutrone drejt rikthimit në Serie A, e duan tri skuadra

Patrick Cutrone. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Patrick Cutrone do të rikthehet në Serie A më shpejt se që kishte menduar.

Sulmuesi italian iu bashkua ekipit anglez Wolverhampton Wanderers në verë për 18 milionë euro nga Milani.

Por aventura e tij në Angli nuk ka shkuar siç është më së miri pasi lojtari ka hasur në vështirësi të ambientohet me futbollin anglez.

Patrick Cutrone. (Photo by Paul Harding/Getty Images)

21-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat, por pa mundur të gjej më shumë se tri herë rrjetën.

Kësisoj lojtari po mendon rikthimin në Serie A si huazim gjashtë mujor.

Calciomercato ka raportuar se tri skuadra elitare janë interesuar për shërbimet e ish-milanistit.

Fiorentina, Torino dhe Bologna janë skuadrat që duan huazimin e lojtarit deri në verë. /Telegrafi/