Telegrafi

Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde historike

Cristiano Ronaldo ka shtuar ndy rekorde tjera të jashtëzakonshme në koleksionin e tij dhe një që mund të mos mposhtet kurrë nga askush.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua në Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite në dhjetor 2022, me transferimin që çoi në një mori lojtarësh të profilit të lartë që t’i bashkoheshin atij në Lindjen e Mesme.

Ronaldo, që thuhet se është lojtari më i paguar në futbollin botëror, shënoi 14 gola në 16 ndeshje të ligës pasi u largua nga Manchester United me pëlqimin reciprok.

Por në sezonin e tij të parë të plotë në Arabinë Saudite, ai ka dëshmuar se mosha është vetëm një numër dhe vazhdon të shënojë gola në moshën 39-vjeçare.

 

Me dy golat e shënuar në fitoren 4-2 ndaj Al Ittihad në ndeshjen e fundit të sezonit, Ronaldo shkoi në një shifër mbresëlënëse prej 35 golash në 31 paraqitje në ligë.

Me 35 golat e shënuar, Ronaldo ka thyer rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon të vetëm të Superligës Saudite.

Sulmuesi portugezi mposhti rekordin e Abderrazak Hamdallah, i cili shënoi 34 gola në sezonin 2018/19.

Cristiano është bërë gjithashtu lojtari i parë që bëhet golashënuesi më i mirë në katër liga të ndryshme: La Liga (tre herë), Ligën Premier, Serie A dhe Arabi Saudite. /Telegrafi/