Legjenda argjentinase e sulmit, Hernan Crespo ka befasuar të gjithë me deklarata e tij, pasi sipas tij sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është sulmuesi më i pëlqyeri për të pas Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit.
Nerazzurrët janë të vendosur t’i japin Icardit një kontratë të re dhe të përmirësuar me klauzola shtesë për ta blinduar atë që të kalojë të ardhmen e tij me klubin zikaltër.
“Pas Cristiano Ronaldos dhe Messit, të cilët janë nga një tjetër planet, Icardi është sulmuesi që më pëlqen më shumë”, ka thënë fillimisht Crespo për La Gazzetta dello Sport
“Në moshën 24-vjeçare ai tashmë është një kampion dhe mund të bëhet me të vërtetë klas botërore”.
“Unë kam ndjekur Icardin që kur erdhi për herë të parë në Itali. Çdo vit, megjithëse i rrethuar nga vështirësitë, ai gjithmonë ka bërë hapa përpara. Kjo është një shenjë se ne po flasim për një djalë inteligjent. Tani ai duket i pjekur për ta bërë hapin e madh”.
“Mos të harrojmë se që kur ka ardhur të luaj në Serie A, e vetmja kohë kur ai nuk arriti të shënonte shifra të dyfishta të golave ishte në sezonin 2013-14. Ai e di se ku është goli”.
“Icardi është një qendërsulmues i kompletuar. Ai mund të shënojë gola me këmbën e djathtë, këmbën e majtë ose me kokë”.
“Në zonën që ai lëviz, ai e zotëron atë: vrapon shumë, lëviz shumë dhe bënë ndryshime të papritura të ritmit. E gjithë kjo ka për qëllim krijimin e një goli. Ai ka cilësi të pabesueshme dhe në krye të kësaj është një trup i fuqishëm”.
“Ai është sulmuesi perfekt për partnerin e Messit. Icardi është lojtar i vërtetë ekipor. Ai është fondamental për Interin dhe Argjentinën”, përfundoi sulmuesi i madh argjentinas. /Telegrafi/