Telegrafi

Coutinho lë mbrapa Neymarin dhe Casemiron, zgjidhet lojtari më i mirë brazilian në Evropë (Foto)

Philippe Coutinho po vazhdon të rritet me hapa të sigurt, duke fituar edhe tituj individual.

Mesfushori i Liverpoolit është duke u rritur më shumë pas çdo sezoni, që kur u transferua në Angli nga skuadra italiane, Interi.

Kjo pasi Coutinho është emëruar si fitues i çmimit ‘Samba Gold’ për këtë vit, çmim ky që jepet për lojtarin më të mirë brazilian në Evropë, përcjell Telegrafi.

Ylli i Liverpoolit e pengoi sulmuesin e Barcelonës, Neymarit, nga fitimi i këtij çmimi për të tretin vit radhazi duke fituar në një sondazh të tifozëve, gazetarëve dhe ish-futbollistëve dhe futbollistëve aktual.

Coutinho fitoi garën me 32.1 për qind të votave të përgjithshme, me sulmuesin e Barcelona, Neymar, që u gjend i dyti me 27.88 për qind dhe mesfushori i Real Madridit, Casemiro, i cili kompletoi podiumin, duke u renditur i treti me 13.35 për qind të votave.

Në vendin e katërt u rendit bashkëlojtari i Casemiros te ‘Mbretërit’, Marcelo, i cili mori 6.81 për qind të votave dhe partneri i Coutinhos te ‘Reds’, Roberto Firmino që kompletoi top pesëshin me 6,25 për qind.

Neymar nuk arriti ta fitojë çmimin përsëri, ndërsa Jesus nuk u gjend fare në ‘Top 5’

“Kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë fillimisht Coutinho për faqen zyrtare të Liverpoolit, me të kuptuar që ka fituar këtë çmim.

“Unë jam shumë i lumtur të di se vitin e kaluar kam qenë i njohur nga shumë njerëz”, transmeton Telegrafi.

“Ky ishte një vit i rëndësishëm për mua dhe jam shumë i lumtur që fitova këtë çmim”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Coutinho me çmimin ‘Samba Gold’