Ylli brazilian i Aston Villas, Philippe Coutinho ishte në formë të jashtëzakonshme në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj ish-skuadrës së tij, Liverpoolit.
Liverpooli mori një fitore të vështirë me rezultat 2-1 në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Duglas Luiz (3’) për vendasit, ndërsa Joel Matip (6’) dhe Sadio Mane (65’) shënuan për Reds.
Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë dhe më atraktiv të ndeshjes ishte padyshim ylli brazilian, Coutinho.
Coutinho ishte i papërmbajtshëm ndaj ish-skuadrës së tij dhe në dy raste turpëroi dy nga mbrojtësit më të mirë të skuadrës nga Anfield.
Coutinho😩 Imagine this went in https://t.co/4joTekygmu
— appie (@appie_cfc) May 10, 2022
I pari që u turpërua nga Coutinho ishte mbrojtësi anglez i krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold, i cili në minutën e 33-të pa topin mbi kokë nga driblimi i Coutinhos.
Në pjesën e dytë, pre e lëvizjeve magjike të Coutinhos ishte holandezi Van Dijk, i cili pa topin në mes të kembeve, duke u turpëruar nga një driblim i bukur në minutën e 50-të. /Telegrafi/
well done but Coutinho did you there son. https://t.co/gd4tMbpXG7
— J7 (@lfcJ7_) May 10, 2022