Telegrafi

Courtois fiton çmimin ‘portieri i vitit’ nga FIFA

Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.

FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30.

Çmimi i tretë që është ndarë është ai për portierin më të mirë të vitit.

Ky çmim shkoi për portierin e Chelsea dhe Belgjikës, Thibaut Courtois.

Në garë për këtë çmim ishte dhe portierin i Tottenham Hotspur dhe Francës, Hugo Lloris dhe danezi i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel.

Çmimin për Courtois e ndanë Van der Sar dhe portieri i Chapecoenses.

Më vonë gjatë ceremonisë do të zgjidhet edhe lojtari i vitit dhe formacioni më i mirë i vitit. /Telegrafi/