Telegrafi

Conte kërkon Chiellinin te Chelsea

Sipas medieve angleze, Antonio Conte nuk arriti të largoj Leonardo Bonucci nga Juventusi, por tani po shikon të transferoj shokun e tij, Giorgio Chiellini.

Ishte i ditur edhe më parë këtë verë që Chelsea dhe Manchester City ishin në një luftë të ofertave për Bonucci, por drejtuesit e klubit italian iu thanë të harrojnë nënshkrimin me simbolin e klubit.

Sipas The Sun, pas kësaj, Chelsea kanë kthyer vëmendjen e tyre në drejtim të shokut të skuadrës së tij te Juventusin dhe Italia, Giorgio Chiellini.

Propozimi i klubit londinez besohet të jetë me vlerë të 25 milionë funteve apo rreth 28.9 milionë euro për njeriun i cili mbushi 32 vjet gjatë këtij muaji.

Megjithatë, ka pak shanse që ky transferim të ndodh, pasi Juve kanë konsoliduar linjën e tyre mbrojtëse dhe nuk duan të privohen nga shërbimet e italianit.

Ndryshe, Chiellini është nën kontratë deri në qershor të vitit 2018, teksa është në negociata për një rinovim, ndërsa është në Torino që nga viti 2005 dhe është duke kërkuar një rekord të të gjitha kohërave me gjashtë Scudetto radhazi të fituara. /Telegrafi/