Vlera e Bitcoin sot ra në pikën më të ulët prej 9,545.97 dollarë, vlera më e ulët për vitin 2018. Brenda 24 orëve ra me 6.77 për qind, apo 60 për qind që nga dhjetori i 2017-së kur ishte në pikën më të lartë prej afër 20 mijë dollarë.
Mirëpo, nuk është vetëm rënie e Bitcoin, gjithashtu ka pasur humbje edhe në kriptovalutat e tjera më të mëdha. Sipas, CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Ethereum ra me 0.36 për qind, Bitcoin Cash me 8.54 për qind, Ripple me 7.52 për qind, Litecoin me 7.73 për qind, Dash me 5.53 për qind dhe Monero me 6.55 për qind.
Rrjeti social Facebook është duke i ndaluar të gjitha reklamat që lidhen me Bitcoin, kriptovalutat dhe ICO-të [oferta fillestare e kriptovalutave] pasi po përpiqet të luftojë mashtrimet.
Dje gjykata e rrethit Suëon në Korenë e Jugut, për herë të parë ka vendosur se Bitcoin ka vlerë ekonomike dhe nuk mund të konfiskohet. Kjo e përmbysi një vendim të mëparshëm të gjykatës i cili nuk e njohu kriptovalutën Bitcoin. /Telegrafi/