Manchester City ka fituar ndaj Burnleyt me rezultat 4-1 në FA Cup.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e lehtë për skuadrën e Pep Guardiolas.
Të parët që shënuan në takim janë mysafirët me anë të Ashley Barnes (25′) dhe përkundër rasteve rezultati i pandryshuar në pjesën e parë.
Pjesën e dytë City e filloi me një seriozitet më të madh dhe Sergio Aguero shënoi dy gola në minutat 56′ dhe 58′.
Për të thelluar epërsinë u përkujdes Leroy Sane në minutën e 71-të, ndërsa golin e qetësisë e shënoi Bernardo Silva në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore Man City vazhdon në fazën tjetër (1/16), ndërsa kundërshtarin do e mësojë me anë të shortit. /Telegrafi/