Site icon Telegrafi

City shkruan histori me tetë golat e shënuara në fitoren ndaj Watfordit

Bernardo Silva (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mposhtur Watfordin me rezultat bindës 8-0 në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier, duke shkruar histori me rezultatin më të thellë që kanë fituar ndonjëherë.

David Silva e hapi llogarinë për Citizens qysh në minutën e parë, pas një asistimi që pranoi nga Kevin de Bruyne.

Gjashtë minuta më vonë, Mike Dean akordoi penallti për kampionin në fuqi të ligës angleze, të cilën në gol e konvertoi Sergio Aguero.

Manchester City vs Watford (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 12-të, Riyad Mahrez arriti të futej në listën e golashënuesve, derisa tre minuta më vonë atij iu bashkua edhe Bernardo Silva (15’).

Nicolas Otamendi në minutën e 18-të e shënoi golin e pestë për Cityn nga asistimi që pranoi prej Agueros, e që më kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Manchester City vs Watford (Foto Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesë e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë, derisa Bernardo Silva ishte edhe më i frymëzuar.

Mesfushori portugez arriti që ta realizonte het-trikun e tij, me dy golat e shënuar në minutën e 49-të dhe 60-të, gjersa De Bruyne (85′) gjithashtu arriti të futje në listën e realizatorëve.

Pas xhiros së gjashtë, City ka grumbulluar 13 pikë, dy më pak se Liverpooli që gjendet në të parin, ndërsa në javën e shtatë takohet me Evertonin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=qQwf7kuqIdY

https://www.youtube.com/watch?v=Ic4pK0cAcik

https://www.youtube.com/watch?v=PETNqA-XRQE

https://www.youtube.com/watch?v=0bZAtwJiT9E

https://www.youtube.com/watch?v=0bZAtwJiT9E

https://www.youtube.com/watch?v=iFL9qwREoto

Exit mobile version