Manchester City po tregohet i pandalshëm në takimin ndaj Watfordit për javën e gjashtë në Ligën Premier.
Qytetarët e kanë vulosur fatin e takimit ndaj Watfordit pa nisur mirë ndeshja.
Djelmoshat e Pep Guardiolas kanë arritur t’i shënojnë plot pesë gola për 18 minuta mysafirëve londinez.
https://twitter.com/ZWODDE_/status/1175411978103246850
Goli i parë i ndeshjes erdhi pa u mbushur mirë një minutë me David Silvan, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin De Bruyne.
https://twitter.com/gooldnyasi1/status/1175412347223101440
Për epërsinë 2-0 u përkujdes sulmuesi Sergio Aguero (6”), ndërsa për 3-0 shënoi Riyad Mahrez (12′).
Në minutën e 15-të City shënoi për 4-0 me anë të Bernardo Silvas, ndërsa për 5-0 shënoi Nicolas Otamendi (18′) nga afërsia. /Telegrafi/
https://twitter.com/DZFootball_en/status/1175413168358744066
Here’s the Bernardo Silva goal 😅 #MCFC #MCIWAT https://t.co/ViT8DyOGg9
— ManCityzens (@ManCityzenscom) September 21, 2019
Otamendi makes it 5 inside 18 minutes🤩#MCFC #MCIWAT https://t.co/Nb4OJfgaQE
— ManCityzens (@ManCityzenscom) September 21, 2019