Telegrafi

City në gjysmëfinale të FA Cup (Video)

City aktual

Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës FA, pasi në çerekfinale eliminoi Middlesbroughun me rezultat 2-0.

Ekipi i Pep Guardiolas, i cili luante si mysafir, e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë. David Silva reagoi më së miri pas një topi të dërguar në zonë për ta çuar në rrjet.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë dhe me epërsi minimale të Cityt, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në fraksionin e dytë, lojtarët mysafirë shënuan sërish.

Nga një aksion i organizuar mirë, Sane harkoi ulët në zonë, ndërsa Sergio Aguero e dyfishoi epërsinë (67′).

Arsenali, Tottenham Hotspur, Chelsea apo Manchester Unitedi  – janë skuadrat e mundshme ndaj të cilave mund të luajë Manchester City në gjysmëfinale. Mirëpo, ato fillimisht duhet ta kalojnë fazën çerekfinale. /Telegrafi/