Site icon Telegrafi

City mund të mbetet pa Gabriel Jesus, tri skuadra të mëdha e duan brazilianin

Gabriel Jesus është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Manchester Cityn.

Sulmuesi brazilian është bërë pjesë e rregullt e formacionit bazë, derisa shënon vazhdimisht për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola.

23-vjeçari është që katër vite pjesë e Cityt, por ai ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për zgjatjen e kontratës, pasi aktualja skadon në verën e vitit 2023.

Mediat në Angli kanë raportuar se Jesus është tunduar nga interesimi i skuadrave të mëdha për të.

Numri nëntë i ‘Citizens’ është në planet e ekipeve të mëdha si Juventus, Barcelona dhe Inter.

Mundo Deportivo ka shkruar së fundmi se gjiganti spanjoll Barcelona po e sheh Jesusin si alternativën më të mirë për repartin ofensivë.

Edhe pse duket i vështirë largimi i tij nga ‘Etihad Stadium’, Jesus është joshur nga interesimi i ekipeve të mëdha, sidomos nga Barcelona.

Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tre asistime, derisa ai ka një vlerë rreth 65 milionë euro në tregun e transferimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version