Telegrafi

City i gatshëm ta shes Hartin te Liverpooli, Chelsea ose Arsenali

Manchester City është i gatshëm ta shes Joe Hartin tek ndonjë klub rival i Ligës Premier.

Portieri 29-vjeçar që aktualisht është i huazuar te Torino, Pep Guardiola nuk kishte llogaritë në shërbimet e futbollisti.

The Times raporton se Citizens janë të gatshëm të heqin dorë prej shërbimeve të reprezentuesi anglez.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimeve

Dhe të gatshëm për të siguruar kartonin e portieri janë të gatshëm Arsenal dhe Liverpool, të cilat skuadra këtë vit po hasin në probleme me portierët që po kalojnë nëpër një formë të dobët, transmeton Telegrafi.

Por, edhe Chelsea do të përpiqet të sjell portierin në rast të largimit të Thibaut Courtois në drejtim të Real Madridit.

Vlen të theksohet se paga aktuale e Hartit te skuadra e Torinos është 100 mijë funte në javë. /Telegrafi/