Telegrafi

City e mbyll sezonin me tre trofe, fiton edhe Kupën FA ndaj Watfordit

Manchester City vs Watford (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka fituar edhe trofeun e tretë në këtë sezon duke e mposhtur Watfordin (6-0) në finale të FA Cup.

Pasi triumfuan në Kupën EFL (Carabao Cup) dhe në Ligën Premier, ‘Citizens’ e kanë fituar trofeun e tretë në këtë sezon, që është i dyti për nga rëndësia në Angli.

Llogarinë e golave për Manchester Cityn e hapi David Silva që realizoi në minutën e 26-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Raheem Sterling (38’), për të shkuar në pushimin e pjesës së parë.

Manchester City vs Watford (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Pjesa e e dytë ishte sërish e dominuar nga Citizens, e që në listën e realizatorëve u fut edhe Kevin de Bruyne, që shënoi për 3-0 (61’).

Shtatë minuta më vonë (68’), Gabriel Jesus mori një asistim fenomenal nga De Bruyne për ta thelluar kështu rezultatin në 4-0.

Por, kur u mendua se gjithçka përfundoi, Raheem Sterling arriti ta kompletonte het-trikun e tij, duke shënuar në minutën e 81-të dhe 87-të për 6-0, për ta fituar kështu trofeun e FA Cup dhe për ta përmbyllur këtë sezon mjaft të suksesshëm për ta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man City

Finalja e garës së dytë më të rëndësishme në Angli u zhvillua në stadiumin Wembley të Londrës, gjersa 90 mijë tifozë ishin të pranishëm. /Telegrafi/