Site icon Telegrafi

Cilat makina pritet të jenë “premierë” në vitin 2022?

Në vitin e ardhshëm do të kemi shumë premiera interesante të modeleve të reja. Ne veçojmë ato më të rëndësishmet.

Një vit tjetër shënohet nga coronavirusi, dhe kur bëhet fjalë për makinat në pandeminë COVID-19 në vitin 2021, mungesa globale e çipeve çoi në një rënie të re të prodhimit dhe shitjes së makinave, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.

Prodhuesit nuk po heqin dorë, megjithëse disa janë detyruar të shtyjnë disa premiera për në vitin 2022.

Më poshtë ju kujtojmë disa nga modelet më të rëndësishme prezantimin zyrtar të të cilave e presim vitin e ardhshëm.

Alfa Romeo Tonale

Premiera e SUV-it kompakt të Alfa-s tashmë është shtyrë disa herë, por të gjitha tregojnë se versionin e prodhimit të tij më në fund do ta shohim vitin e ardhshëm.

Kujtojmë se prodhuesi italian e prezantoi konceptin e këtij automjeti gati tre vite më parë dhe që atëherë ka prezantuar një model serik që besohet të jetë një variant i “zbutur” dizajn i prototipit.

Audi A3 Allroad

Edhe pse ka luajtur seriozisht kartën e makinave elektrike vitet e fundit dhe planifikon të nisë një risi në energjinë elektrike në vitin 2022, një nga veturat që pritet me interes do të jetë A3.

Është një model i bërë sipas modelit të provuar të A4 Allroad dhe A6 Allroad, i cili do të zërë vendin e tij në rangun midis A3 të rregullt dhe Audi Q3.

BMW X8 dhe BMW M3 Touring

Bavarezët kanë plane ambicioze për vitin e ardhshëm. Ndër risitë që do të ketë premierën në vitin 2022 janë Seria e re 7, por edhe homologu i saj elektrik i7.

Gjithsesi, spikat SUV-i hibrid luksoz, i cili me shumë gjasa do të mbajë emërtimin X8 dhe që do të zërë majën e gamës së modeleve BMW me një trup të ngritur. Si pararendës i versionit të prodhimit, koncepti XM u prezantua këtë vit, i cili do të jetë baza për modelin serik.

Përveç kësaj, tifozët e makinave me performancë të lartë mezi presin M3 Touring.

Mazda CX-60 dhe Mazda CX-80

Mazda së fundmi ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në ofertën SUV, të cilat do të shoqërohen me zgjerimin e gamës dhe disa modele të reja, si për tregun europian ashtu edhe atë amerikan.

Dy SUV të rinj, CX-60 dhe CX-80, duhet të debutojnë në Evropë në dy vitet e ardhshme dhe të paktën njëri prej tyre do të ketë premierën e tij në vitin 2022.

Mercedes GLC

Ashtu si në rastin e BMW, prodhuesi me bazë në Shtutgart po përgatit disa risi për vitin 2022.

Mercedes do të jetë i fokusuar edhe te makinat elektrike, por nuk janë harruar as ato me shtytje konvencionale, si GLC e re.

Nissan X-Trail

Nissan 2021 shënoi debutimin e gjeneratës së re, të tretë të Qashqai jashtëzakonisht të suksesshëm.

Një gjë e ngjashme mund të ndodhë në vitin 2022 me gjeneratën e re të modelit po ashtu të njohur X-Trail.

Renault Austral

Prodhuesi francez vendosi të tërhiqte Kadjar pas vetëm një gjenerate, por shpalli pasardhësin e tij me një emër të ri në 2022.

Renault Austral do të ketë premierën vitin e ardhshëm.

Skoda Enyaq RS iV

Ashtu si markat e tjera nga Volkswagen Group, Skoda ka filluar kalimin në modelet elektrike dhe në vitin 2022 do të sjellë versionin më të fuqishëm të SUV-it të tyre të parë elektrik – Enyaq RS iV me mbi 300 kuaj fuqi.

Ndër modelet me makinë konvencionale, duhet përmendur Fabia Monte Carlo e shpallur.

Volkswagen ID.Buzz dhe Volkswagen Amarok

Në vitin e ardhshëm, Volkswagen do t’u ofrojë klientëve disa risi që patën premierat e tyre në vitin 2021 dhe do të prezantohen modele të reja.

Një prej tyre është minibusi elektrik ID.Buzz, i cili u prezantua disa vite më parë dhe dizajni i të cilit u frymëzua nga furgoni klasik VW Typ 2 nga mesi i shekullit të 20-të.

Një tjetër risi interesante do të jetë gjenerata e re e kamionëve Amarok, këtë herë bazuar në modelin Ford Ranger.

Ferrari Purosangue

Prodhuesi italian i makinave super sportive do të prezantojë modelin SUV të shumëpritur Purosangue në vitin 2022 dhe është e mundur një tjetër surprizë e kompanisë nga Maranello.

Maserati Grecale

Maserati ka shtyrë premierën e SUV-it të saj të dytë në gamë, Grecale kompakt, për në vitin 2022.

Për më tepër, vitin e ardhshëm pritet një version i konvertueshëm i supersport MC20.

Tesla Cybertruck

Një tjetër model, premiera e të cilit është shtyrë për në vitin 2022.

Sigurisht, ky është një version prodhimi, duke pasur parasysh se prototipi është prezantuar në vitin 2019 dhe priten ndryshime të vogla në dizajnin e kësaj veture. /Telegrafi/

Exit mobile version