Telegrafi

“Cila është droga që keni provuar” – Olta: Kam konsumuar hashash

Në spektaklin e sotëm të Big Brother VIP Albania do të bëhet e ditur se cila nga dy banoret e nominuara, Olta Gixhari apo Kiara Tito do të eliminohen nga shtëpia e famshme.

Të dyja vajzat janë pjesë e BBVA që nga 24 dhjetori dhe kanë mbushur më shumë se 90 ditë në këtë rrugëtim.

Për Oltën dhe Kiarën ashtu siç ndodhë rëndom me të nominuarit u organizua një darkë, ato shijuan mbrëmjen në suitë duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve personale.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Në mesin e tyre ishte edhe pyetja se “cila është droga që keni provuar?”, e të cilës iu përgjigjën të dyja.

Kiara fillimisht tha se ajo asnjëherë nuk ka provuar asnjë lloj droge dhe se është kundër këtyre gjërave.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Nuk kam provuar asnjëherë në jetën time asnjë lloj droge, me panikun që kam si njeri, as erën nuk ia ndjej, jam shumë kundër këtyre gjëra, nuk ka asnjë gjë të keqe që ta provokosh, por mua më zë paniku”, tha Kiara.

Lexo po ashtu Kiara: Nëse do të fikeshin kamerat, do të bëja dashuri me Luizin

Ndërkohë, aktorja në anën tjetër pranoi se e ka provuar hashashin.

“Pse nuk ke provuar hashash, po tallesh ti, jo unë hashash kam provuar, cigare”, ishte përgjigja e Oltës. /Telegrafi/