Gjatë javës së kaluar, banorët e Big Brother VIP Kosova kishin një sfidë lidhur me dizajnimin e disa kolltukëve për Ciao Berto.
Një të tillë e kishte bërë edhe Artan Thaçi, ndërsa kompania vendosi që ulësen e dizajnuar nga ai t’ia bëjë dhuratë familjes së tij për nder të ikonës së humorit, Rasim Thaçi-Cima.
Padyshim se nuk kanë munguar emocionet e Artanit teksa shikonte klipin kur kolltuku u dërgua në shtëpinë e tij dhe aty u shfaqën edhe familjarët e tij që e pranuan atë.
Ndërkaq, sa i përket sfidës nga Ciao Berto, garën e fitoi Juliana Nura, pasi kolltuku i dizajnuar nga ajo ka rezultuar fitues.
Kolltuku i dizajnuar nga Xhuli do të jetë në ankand për 30 ditë me një çmim prej 1.500 eurosh, ndërsa të shkojë duke u rritur brenda ditëve sa është në ankand. Përfitimet do të shkojnë për studentët e dizajnit. /Telegrafi/