Telegrafi

Chilwell shumë i shtrenjtë, Chelsea mendon transferimin e Gosens

Ben Chilwell është objektivi kryesor i Chelseat për krahun e majtë të mbrojtjes, por duket se ky transferim nuk do të ndodhë.

Klubi londinez nuk po pranon të paguajë shumën e kërkuar nga Leicester City prej 65 milionë eurove për reprezentuesin anglez.

Kësisoj Chelsea ka vendosur të ndërrojë objektiv dhe Chilwell do të vazhdojë të mbetet te ‘Dhelprat’.

Emri i ri në listën e trajnerit Frank Lampard është ai i gjermanit Robin Gosens që ka shkëlqyer në sezonet e fundit me Atalantën.

25-vjeçari ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tetë gola dhe duke bërë pesë asistime.

Loja e tij e mirë në krahun e majtë ka bërë që Frank Lampard të kërkojë transferimin e tij në Stamford Bridges.

Chelsea është gati të bëjë një ofertë prej 30 milionë eurove për lojtarin, por duhet të nxitojë pasi ai po kërkohet edhe nga Roma e Inter. /Telegrafi/