Site icon Telegrafi

Chiellini dyshon në kalimin e Icardit te Juventusi

Giorgio Chiellini pohon se është një fantazi e futbollit ideja e kalimit të Mauro Icardit te Juventusi dhe siguron se Paulo Dybala nuk ka nevojë për ndonjë trajtim të veçantë.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici ka kohë që i ka vënë syrin sulmuesit argjentinas të Interi, por reprezentuesi italian ka dyshime për ardhjen e sulmuesit të Interit.

“Me gjithë respektin e duhur për Icardin, ideja e tij në Juve është fantazi futbolli”, tha mbrojtësi për Sky Sport Italia.

“Ne kemi disa përparime të shkëlqyera dhe po mendojmë vetëm për grupin tonë. Ne duam të rrimë bashkë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë një sezoni të gjatë. Për fat të mirë po fillon së shpejti”, tha Chiellini.

Futbollisti 35-vjeçar u pyet edhe për Dybalan, i cili ka filluar stërvitjet me Zonjën e Vjetër edhe pse ishte i lidhur me një kalim te Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

“Paulo është i qetë, ai po ushtron mirë dhe nuk ka nevojë për këshilla e mia. Ai është një djalë i rritur: disa gjëra janë pjesë e lojës, ne jemi profesionistë dhe jemi të vetëdijshëm për situatën”, pohoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version