Mesfushori italian, Jorginho, do ta vazhdojë karrierën te klubi i Ligës Premier, Arsenal.
Ndryshimet në skuadrën e Chelseat dhe kërkesat për mesfushorë të tjerë, e kishin rrezikuar pozitën e 31-vjeçarit.
Kjo ka bërë që ai ta mendojë largimin dhe pas ofertës së klubit rival, ai ka vendosur që të transferohet në Emirates Stadium.
Sipas njoftimeve, Jorginho ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024 me Arsenalit.
Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Evropian e ka opsionin për ta vazhduar qëndrimin te Topçinjtë edhe për një sezon shtesë.
We've shared some great times, Jorgi.
Wishing you the best for the future! 💙
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 31, 2023
Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet përmes njoftimeve zyrtare në faqet e tyre. Chelsea e ka falënderuar për angazhimin gjatë katër vjet e gjysmë sa ka luajtur në Stamford Bridge, ku mes tjerash e ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për Klube e Superkupën.
Derisa Arsenali në njoftimin e parë, e ka shpërndarë një fotografi të Twitter me përshkrimin: “Mirë se vjen te Arsenali, Jorginho. /Telegrafi/
Welcome to The Arsenal, Jorginho 👊 pic.twitter.com/jHXqAUBKKQ
— Arsenal (@Arsenal) January 31, 2023