Mediumi i njohur anglez, Evening Standard, shkruan se Chelsea po përgatitet të ndajë rrugët me shtatë lojtarë.
Emrat janë Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Ian Maatsen, Romelu Lukaku, Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech dhe Malang Sarr.
Hudson-Odoi, Ziyech dhe Lukaku kanë qenë në listën e transferimeve gjatë gjithë verës dhe bëhet fjalë për finalizimin e largimeve të tyre brenda ditës.
Ziyech duket se do të luajë për Galatasaray, ndërsa Lukaku është i lidhur me një kthim në Itali te Juventusi.
Sarr është një lojtar që të gjithë duket se e kanë harruar që luan te Chelsea. Pas kthimit nga një huazim i pasuksesshëm në Monaco, francezi u konsiderua si tepricë.
Gallagher i impresionoi tifozët e Chelseat me paraqitjen e tij kundër Liverpoolit, ndërsa Maatsen tregoi shumë gjatë turneut parasezonal, duke ndezur thashethemet edhe për një kontratë të re me Chelsean.
Por ardhja e Moises Caicedos, duket se do të ndikojë te qëndrimi i Gallagher.
Chalobah është një rast interesant, i rritur në akademinë e Bluve dhe është padyshim një lojtar cilësor, por klubi vazhdon të blejë gjithnjë e më shumë mbrojtës dhe atij nuk po i beson. /Telegrafi/