Chelsea ka vendosur të lejojë sulmuesin belg, Romelu Lukaku, të largohet nga klubi në formë huazimi dhe klubet e interesuar nuk mungojnë.
Emri i Lukakut ka qenë njëri nga më të përfolurit këtë verë, pasi Interi vendosi të mos e bëjë të përhershëm transferimin e tij kur kuptoi se ai kishte folur me klube tjera, e në veçanti me rivalët e Juventusit.
Megjithatë, nga ajo kohë, Blutë e Londrës kanë dështuar ta shesin sulmuesin belg, pasi ofertat konkrete kanë munguar.
Sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein, Chelsea më parë ishte i interesuar vetëm për një shitje të plotë, por tani do të pranojë oferta për një huazim me detyrim blerje ose një huazim direkt nëse tarifa është e përshtatshme.
Klubet e intetesuara nuk mungojnë dhe ato i ka zbuluar gazetari anglez, Ornstein.
🚨 Chelsea have decided to let Romelu Lukaku exit on temporary basis if no sale agreed. #CFC & 30yo’s reps working all summer for permanent but now open to loan + obligation or straight loan + meaningful fee. Interest from #Juve #ASRoma #SPL @TheAthleticFC https://t.co/sXO6Eb7kOe
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 25, 2023
“Juventusi, Roma dhe ekipet në Superligën e Arabisë Saudite e kanë kërkuar, me këta të fundit më të fokusuar në një blerje”, raporton gazetari i Athletic.
“Chelsea dhe trajneri Mauricio Pochettino thuhet se e respektojnë Lukakun dhe kanë një marrëdhënie të mirë me belgun, por të gjitha palët pranojnë se një largim – në vend të riintegrimit – është mënyra më e mirë përpara”, përfundoi ai. /Telegrafi/