Chelsea ka shikuar një mundësi për të mundur Barcelonën për nënshkrimin e mesfushorit të Gremios, Arthur Melo.
Talenti brazilian ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Chelseat, që do ta rivalizojnë Barcelonën për shërbimet e tij.
Sipas mediumit anglez The Mirror, mesfushori 21-vjeçar – i cili ka një klauzolë prej 44 milionë funtesh apo 50 milionë eurove – është parë nga kampioni i Ligës Premier si një pasardhës i mundshëm afatgjatë i Cesc Fabregasit.
Klubi i madh spanjoll, Barça kryeson gjuetinë për shërbimet e tij, por ndjekja e tyre ka goditur në probleme.
Brazilianët e Gremios janë të zemëruar se ylli i tyre i çmuar është paraqitur me një fanellë të Barcelonës dhe qëndroi përkrah përfaqësuesit të klubit Andre Cury të premten e kaluar.
Gremio ka goditur në fotografi, duke etiketuar sjelljen e gjigantëve katalanas ‘të paprecedentë’ dhe duke këmbëngulur se nuk do të negociojnë me ta.
Chelsea tani ka hyrë në këtë betejë për të siguruar transferimin e tij, me trajnerin Antonio Conte, i cili kërkon përforcime dhe është i etur për të vazhduar uljen e moshës mesatare të skuadrës së tij.
Janari pritet të jetë i nxehtë në aksion Brazil-Spanjë-Angli, me katalunasit dhe Blutë që e duan talentin brazilian, Arthur, i cili është i etur të largohet nga kampionati brazilian. /Telegrafi/