Telegrafi

Chelsea i prinë garës për Bakayokon, shfaqin interesim edhe gjigantët italianë

Sergio Aguero në duel me Tiemoue Bakayokon. Foto: Getty Images

Në saje të një sezoni të madh lojtarët e Monacos janë duke u kërkuar nga e gjithë Evropa.

Një nga më të kërkuarit është Tiemoue Bakayoko, mesfushor i klasit ’94.

Sipas Daily Mirror, Chelsea është në pole pozicion për të siguruar shërbimet e tij, por tashmë lojtari është në orbitën e skuadrave italiane.

Gazeta britanike zbulon se Milani, Interi dhe Juventusti janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Monaco për djaloshin e talentuar.

Vlen të theksohet se Bakayoko është ftuar nga Franca në vend të Paul Pogbas të lënduar. /Telegrafi/