Në saje të një sezoni të madh lojtarët e Monacos janë duke u kërkuar nga e gjithë Evropa.
Një nga më të kërkuarit është Tiemoue Bakayoko, mesfushor i klasit ’94.
Sipas Daily Mirror, Chelsea është në pole pozicion për të siguruar shërbimet e tij, por tashmë lojtari është në orbitën e skuadrave italiane.
Gazeta britanike zbulon se Milani, Interi dhe Juventusti janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Monaco për djaloshin e talentuar.
Vlen të theksohet se Bakayoko është ftuar nga Franca në vend të Paul Pogbas të lënduar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UwAkcfkBau0