Telegrafi

Chelsea po e thyen rekordin e transferimeve me ‘sulmin final’ për Enzo Fernandez

Chelsea i ka thënë Benficas se do të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh të Enzo Fernandez në këste, pasi ata kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij përpara mbylljes së afatit kalimtar janarit.

Klubi londinez, i cili konfirmoi nënshkrimin prej 30 milionë euro të Malo Gustos nga Lyoni të dielën, kishte një ofertë prej rreth 85 milionë eurosh plus bonuse të refuzuara për Fernandez në fillim të muajit.

Prandaj, gjigantët e Ligës Premier do të udhëtojnë në Portugali të hënën (sot) për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh me Benfican dhe për të bërë të ditur se do ta paguajnë kluazolën e 22-vjeçarit me këste.

Lexo po ashtu Chelsea po e mendon shkarkimin e Potter - ka gjetur zëvendësimin befasues

Sipas Futebol, Chelsea po dërgon një grup përfaqësuesish në Lisbonë për të mbyllur një marrëveshje me Benfican përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Chelsea thuhet se do të ofrojë të paguajë klauzolën e lirimit prej 120 milionë euro të mesfushorit me këste pasi ata janë nën presion për të finalizuar një marrëveshje brenda 48 orëve të ardhshme.

Vendimi vjen pasi Benfica refuzoi ofertën e mëparshme të Chelseat prej rreth 85 milionë euro plus bonuse në fillim të muajit.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon pjesën e mbetur të sezonit në Ligën Premier – duket keq për Chelsean

Benfica kërkon që klauzola e plotë e lirimit të paguhet e tëra, në vend të propozimit të Chelseat ku ata do të paguanin 40 milionë euro për tri vite.

Megjithatë, Chelsea shpreson se do të jetë në gjendje të pajtohet me skuadrën portugeze kur të takohen në Lisbonë.

Fakti që Fernandez ka qenë shumë publik në përpjekjet e tij për t’u larguar nga klubi mund të ndihmojë Chelsean gjatë negociatave. /Telegrafi/