Site icon Telegrafi

Chelsea mund të arrijë marrëveshje të trefishtë me Interin në vlerë prej 130 milionë eurosh

(Foto: CalcioMercato)

Pas Romelu Lukakut, ka sugjerime se Chelsea mund të shpenzojë 130 milionë euro për tre lojtarë të Interit: Milan Skriniar, Denzel Dumfries e Cesare Casadei.

Klubi anglez është lidhur me të tre këta lojtarë, mirëpo ideja për të arritur marrëveshje të trefishtë, vërtet do të bënte ndryshim në tregun e transferimeve.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Dy klubet kanë raporte të mira dhe këtë e kanë dëshmuar me marrëveshjet për Lukakun – blerjen dhe huazimin prapa.

Sipas Calciomercato.it, bisedimet për mbrojtësin Skriniar po vazhdojnë për një shumë prej 70 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Interi cakton çmimin e Dumfries pas ofertës nga Chelsea

Mbrojtësi i krahut Dumfries mund të kushtojë rreth 40 milionë euro (edhe pse kërkesa është 50 milionë), kurse edhe mesfushori Casadei vlerësohet lartë, duke qenë se tashmë është refuzuar një ofertë prej tetë milionë eurosh. Që të tre do të kushtonin rreth 130 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version