Antonio Conte është duke menduar që të ofrojë në skuadër anësorin e Milanit, Suso.
Sipas asaj që shkruan Calciomercato lideri i Ligës Premier është duke menduar që të ofrojë lojtarin që para disa vitesh dështoi te Liverpopoli.
Shuma që duhet për ta blerë lojtarin është 30 milionë euro.
Milani është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë të re lojtarit 23 vjeçar.
Bisedimet kanë filluar dhe kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2019.
Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë shtatë asistime me Milanin. /Telegrafi/